Produkte të shijshme qumështi sipas recetës tradicionale!
Kompani për prodhim, tregti, hotelieri dhe shërbime HiT 73 Kamjan, Tetovë, në pronësi private me mbi 75 të punësuar. E njejta është e specializuar në përpunimin dhe prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit. Qumështorja është sistemuar në ultësirën e Malit Sharr. E njejta u themelua nga vëllezrit Sadri dhe Azem Hajdari dhe është në treg 20 vite duke i kënaqur kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve të saj. Produktet e qumështores HiT 73 vitet e fundit janë të përfshira edhe në tregjet rajonale.
Prodhimi i djathit të bardhë, djathi i forte dhe kashkavalli është 100% prej qumështit të freskët të lopës i cili grumbullohet çdo ditë nga mbi 1000 koperante nga rajoni i pandotur mjedisor i Pollogut dhe shpati i Malit Sharr. Grumbullimi ditor dhe përpunimi i qumështit të freskët është 50 ton me çka qumështorja HiT 73 rradhitet si një nga subjektet më të mëdha prodhuese dhe përpunuese në Republikën e Maqedonisë. Përveç produkteve të fituara nga qumështi i freskët i lopës prodhohet edhe djath bimor dhe gjizë.